.
Published On: Wed, Jul 26th, 2017

Kamera për të kapur ndotësit e ambientit

Share This
Tags

Me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së ambientit në komunën e Gjakovës, shumë shpejt pritet të vendosen kamera në disa lokacione të qytetit, sidomos në ato zona  ku nga qytetarët e pandërgjegjshëm hedhen mbeturina.

Komuna e Gjakovës ka piketuar disa vende ku pritet të vendosen kamerat, si në rrugët “Fehmi Agani”, “Ymer Pula”, “Luigj Palaj” dhe  “Dedë Gjon Luli”.

Për këtë Komuna e Gjakovës ka marrë mbështetjen e UNDP-së e cila tashmë ka hapur tenderin për sigurimin e kamerave.

Në fakt UNDP që nga viti i kaluar në kuadër të një projekti  “Unë e du Gjakovën”, ka mbajtur disa takime me akterë të ndryshëm në komunën e Gjakovës, takime këto që kanë pasur për qëllim  për të mbledhur informata dhe opinione mbi menaxhimin e mbeturinave dhe deponive joformale./radiogjakova/