Karriera e Esat Vallës në një ekspozitë
Prishtinë- Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës është hapur ekspozita retrospektive e piktorit kosovarë nga Gjakova, Esat Valla.
Në ambientet e Galerisë për dashamirët e artit janë ekspozuar 60 piktura të ndryshme, të punuara gjatë etapave të jetës së artistit Esat Valla, që nga rinia e hershme e deri në ditët e sotme si pensionist. Eksponatet e prezantuara të pikturave kanë zgjuar kureshtje të jashtëzakonshme të vizitorëve.
Pikturat e artistit janë punuar që nga viti 1964 e deri në vitin 2013, janë ekspozuar në bazë të kohështrirjes së tyre, duke filluar nga hyrja në galeri ku janë radhitur pikturat më të vjetra, të pasuara nga të tjerat paksa më të reja, për të përfunduar me pikturat që i takojnë kohës së fundit, e që janë ekspozuar në katin e dytë të galerisë./radiogjakova/