.
Published On: Tue, Oct 29th, 2013

KEDS fillon importimin e energjisë elektrike

Share This
Tags

keds-Gjakovë- Për shkak të rënies nga prodhimi i energjisë elektrike të Bllokut B-2 të Termo-elektranës së Kosovës, prej të hënës pasdite konsumi energjetik i vendit është përballur me vështirësi në furnizim me rrymë.

Për pasojë, edhe konsumatorët e energjisë elektrike në Gjakovë janë ballafaquar me masën e reduktimeve dhe mungesën e furnizimit me rrymë në intervale kohore prej dy orësh.

Për të kompensuar mungesën e energjisë, Kompania për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike KEDS, ka filluar me importimin e rrymës elektrike me qëllim të mbulimit të kërkesave të konsumatorëve. KEDS përmes një komunikate bënë të ditur se do të vazhdojë me importimin e energjisë deri sa të rifillojë sërish punën Blloku B-2 i termocentralit Kosova B./radiogjakova/