KEDS-i lë pa ujë një pjesë të Gjakovës
Gjakovë- Banorët e fshtarave Pjetershan, Raq, Dol, Kusar , Kushavec , Lipovec dhe disa lokalitete përreth tyre tash e sa ditë kanë ngel pa ujë të pijes. Shkas i kësaj ndërprerje është ndërprerja e rrymës në stacionin e pompave te kesaj zone nga ana e KED-sit për borxhe ndaj saj.
Bashkë me banorët e këtyre zonave shqetësimin e vet e ka paraqitur edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi e cila bënë me dije konsumatorët se kjo kompani edhe më parë ka qenë ne fazën e komunikimit me Kuvendin Komunal për të marrë në mbikëqyrje ketë sistem të pompimit.
“Në kuadër të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që së bashku me Kuvendin Komunal dhe KEDS-in të gjejmë një zgjedhje sa më të shpejte. K R U “ Radoniqi “është i gatshem të bëjë çdo gjë që është e mundur për konsumatorët në kuadër të kompetencave që ka dhe duke u bazuar në përgjegjesitë, pasi kemi sasi të mjaftueshme të ujit për furnizim 24 orësh pa ndërprerë”, thotë Muhamet Lama, udhëheqës i departamentitpër marrëdhënie me konsumatorët./radiogjakova/