.
Published On: Sat, Mar 15th, 2014

Kërcënohet kryetari i Bashkësisë Islame të Gjakovës

Share This
Tags
policia-

Foto: Arkiv Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Stacioni në Gjakovë, vizitë tek Ahmet Hoxha, kryetar i KBIGJ

Gjakovë- Të enjten, njësiti i hetimeve i  Stacionit policor në Gjakovë është informuar nga Ahmet Hoxha, kryetar i KBIGJ, për një rast kërcënimi në rrugën “Ismajl Qemajli” në  Gjakovë ku gjendet edhe Xhamia e Hadumit, zyra e këtij të fundit.

“Viktima  me inicialet  A.H. i lindur në vitin 1978,  kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame , ka raportuar, në polici si të dyshimt shtetasit T. T, i lindur në vitin 1987 dhe Sh. T, i lindur në vitin 1995  nga Gjakova, për shkak të një borxhi që i kishin Bashkësisë Islame e kishin kërcënuar atë me fjalë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdher te prokurorit njëri prej tyre  është ndaluar,  ndërsa tjetri  është liruar. Hetuesit kanë konfiskuar edhe një armë të  tipit ‘Shot Gun” Rasti është proceduar në Prokurorinë e shtetit në Gjakovë”, thuhet në deklaratën e Policisë./radiogjakova/