.
Published On: Mon, Aug 14th, 2017

Kërkohet pjesëmarrje më e madhe e të rinjve në vendimmarrje

Share This
Tags

Me temën “Sfidat dhe mundësitë e të rinjve në vendimmarrje” u mbajt takimi në Gjakovë me organizim të Grupit të Asamblistëve të Rinj në Kuvendin Komunal të Gjakovës, në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim OSBE.

Përfaqësues të kreut komunal në Gjakovë, së bashku me përfaqësuesit e organizatave rinore dhe shoqërisë civile kanë diskutuar lidhur me problemet dhe barrierat e shumta me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përpjekjeve për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në shoqërinë kosovare.

Asamblisti Agon Batusha, njëri nga organizatorët kryesor të këtij debati, ka veçuar mungesën e trajtimit të problemeve të të rinjve nga ana e kuvendarëve.

Në anën tjetër, të rinjtë pjesëmarrës në këtë debat kanë potencuar mungesën e hapësirës së nevojshme për të rinjtë për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, ka folur për përpjekjet e komunës për të krijuar parakushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për të rinjtë.

Debati vazhdoi me prezantimin e buxhetit nga ana e drejtorit për Buxhet dhe Financa, Teki Shala i cili ka veçuar krijimin për herë të parë në komunë të një nënkodi buxhetor për rini./radiogjakova/