.
Published On: Tue, Oct 8th, 2013

Kërkon 2000 euro për mospublikimin e mardhënies me gruan e tij

Share This
Tags

auostop-femraGjakovë- Gjithçka kishte filluar kur një grua kishte ngritur doren për një “autostop” dhe kur një burrë që kishte qëlluar i vetëm në makinë, kishte shoqëruar “pasagjeren” deri në destinacionin e kërkuar, në spital për një vizitë mjekësore.

Më vonë, zonja, meqë kishte qëlluar vetëm, kishte ftuar zotëriun në banesën e saj për një kafe si “shpërblim” për nderin. Por, sapo gjërat kishin filluar “të nxehen” një burrë tjetër hyn në banesë duke bërtitur dhe me një armë të ftohtë në dorë kërcënon zotëriun për mardhënie me bashkëshorten e tij.

Ai fillimisht i merr 150 euro, aq sa i gjenden momentalisht zotëriut në protofol si dhe i kërkon edhe 2000 euro të tjera për një afat të caktuar në rast se nuk dëshiron që kjo mardhënie të merret vesh nga gruaja dhe fëmijët e tij.

Por, e gjithë kjo ngjarje ishte e planifikuar mirë dhe e montuar nga bashkëshortët të cilët ia kishin “vënë syrin” viktimës për ta plaçkitur.

Por, tashmë personi që ka shantazhuar viktimën gjendet prapa grilave, pasi Policia e Kosovës e ka arrestuar atë. Policia ka bërë të ditur se i arrestuari ka inskenuar dhe herave tjera raste si ky në bashkëpunim me bashkëshorten e tij.

Të gjitha palët e përfshira në këtë rast janë nga komuna e Gjakovës./radiogjakova/