.
Published On: Thu, Mar 16th, 2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës organizon takim me gazetarët

Share This
Tags

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, sot ka organizuar një takim me gazetarë të komunës së Gjakovës. Me këtë rast me përfaqësuesit e mediave lokale është biseduar lidhur me etikën e gazetarisë dhe sfidat e profesionit të gazetarisë në Komunën e Gjakovës dhe në përgjithësi. Nehat Islami kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosoëvs, tha se qëllimi i këtij takimi është që të flitet pa dorëza me kolegët nëpër komuna lidhur me çështjet e profesionit të gazetarisë, etikën por edhe vështirësit. Sipas tij etika në shumë raste po shkilet, sidomos në mediat online.

Ndërkohë, Imer Mushkolaj, kryetar Bordit në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ndër të tjera ka folur për vështirësit që kanë gazetarët në vendet jashtë Prishtinës, që sipas tij ballafaqohen me problem të ndryshme të raportimit.

Gjatë këtij takimi, po ashtu është biseduar edhe për luftën kundër gjuhës së urrejtjes në komentet e lexuesve në portale, mbrojtja e fëmijëve në media dhe çështje të tjera të etikës së gazetarisë.