KFOR-i turk me Shtëpi Monitorimi në Gjakovë
Në Gjakovë është përuruar Shtëpia Monitoruese e KFOR-it turk në Kosovë. Në solemnitetin e hapjes së kësaj shtëpie mori pjesë edhe kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ambasadorja turke në Kosovë Songul Ozan, strukturat ushtarake të nivelit më të lartë të komandës së KFOR-it në Kosovë me gjeneralmajor Francesko Paolo Figliuo dhe ushtarak të tjerë të KFOR-it turk.
Qëllimi i hapjes së kësaj shtëpie monitoruese është mbështetja e qytetarëve në veprimtari të ndryshme me interes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Gjakovë, me pikë synim të bashkëpunimit dhe të informimit lidhur me qetësin dhe sigurinë qytetare.
Në këtë shtëpi do të qëndrojnë 6 anëtarë të strukturave ushtarake të KFOR-it turk, me ç’rast do të këtë takime dhe bashkëpunime të ndërsjella të qytetarëve me strukturat KFOR-it.
Ekipi ndërlidhës monitorues i KFOR-it do të jetë përherë në mbështetje të sigurisë së qytetarëve dhe të krijimit të një ambienti të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për qytetarët./radiogjakova/