Koalicioni që do qeverisë me Gjakoven
Gjakovë- Tashmë kur gjithçka ka përfunduar me zgjedhjet dhe kur pritet vetëm certifikimi i rezultateve përfundimtare, ajo që po tërheq vëmendjen dhe interesimin e qytetarëve është krijimi i koalicionit që do ta bëj qeverinë lokale për 4 vitet e ardhme në Gjakovë.
Ndonëse asgjë nuk është zyrtare, duket se bisedimet për marrëveshjet eventuale janë duke u zhvilluar mes partive, konkretisht në mes të AKR-së si parti fituese dhe partive tjera, që gjatë këtyre 4 viteve kane qenë pjesë e opozitës.
Për këto zhvillime ka folur edhe kryetarja e porsazgjedhur e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila e ka ripërsëritur atë që e ka thënë edhe më herët. “Jemi duke bërë analizë të përgjithshme të rezultatit zgjedhor. Ende nuk ka diçka konkrete, por unë qëndroj prapa asaj që e kam thënë edhe më herët se do t’i ftoj partitë që kanë qenë në opozitë që të jenë pjesë e qeverisjes, ndërsa ndarja e resoreve do të varet nga diskutimet me secilën veç e veç.
“Besoj se mund të kemi një bashkëpunim të mirë me të gjithë, për një qeverisje transparente ashtu siç e do qytetari i Gjakovës. Duhet ta përmend se këtu bëjnë përjashtim dy partitë AAK dhe PSHDK që kanë qeverisur deri me tani me komunën, të cilat duhet të mbesin në opozitë”, ka thënë ajo.
Në rast se kemi një formulë koalicioni AKR, PDK dhe LDK që përkthehet në 19 asambleistë, atëherë Kusari-Lila do të kishte shumicen e dëshiruar. Por, nëse shtojme edhe dy asmbleistët e Vetëvendosjes dhe nga një të PDKI-së e PD-së atëherë “koalicioni i madh për ndryshim” do të kishte 23 vota në Asmblenë e Gjakovës./radiogjakova/










