Komuna e Gjakovës ne pritje te ofertuesve per pazarin kryesor të qytetit
Komuna e Gjakovës nuk ka mundur të siguroj asnjë ofertues gjatë afatit të parë të ankadit publik lidhur me pazarin kryesor të qytetit.
Komuna përmes ankandit publik ka ftuar qytetarët që të ofrojnë pronën e vet me qëllim shfrytëzimin e saj për tregun me shumicë.
Mirëpo sipas Pjetër Frrokaj, zyrtar në Drejtorisë për Shërbime Publike, gjatë afatit të parë njëmujor, nuk ka pasur të interesuar. Sipas tij komuna do të shtyjë afatin edhe për një kohë deri në sigurimin e një lokacioni të ri për pazarin kryesor të qytetit. Komuna e Gjakovës kohë më parë ka marrë vendim për mbylljen e pazarit me shumicë te ish kazermat e armatës jugosllave afër kishës katolike, për ti lënë rrugë përgatitjes së terenit për ndërtimin e kampusit universitar, në bazë të vendimit të vitit 2012, dhe kontratës së Ministrisë e Arsimit, me operatorin ekonomik për realizimin e punëve. Por sipas zyrtarit pe tregje në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Pjetër Frrokaj pazari do të funksionoj deri në sigurimin e një lokacioni tjetër.