.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Komuna hap konkurs për drejtor të “Çabratit”

Share This
Tags

komuna-gjkKomuna e Gjakovës ka shpallur konkurs për plotësimin e postit të kryeshefit ekzekutiv në Ndërmarrjen Komunale “Çabrati”, post i cili u la i zbrazët ditë më parë nga kryeshefi i deritanishëm Avdullah Babalija. Në fakt, largimi i tij ngjalli shumë polemika, pasi ndodhi pikërisht në ditët kur gjendja e rrugëve të Gjakovës ishte e rëndë si asnjë herë më parë, për faktin se shumë pak ishte pastruar bora që kishte rënë një javë më parë.

Kjo edhe ka qenë arsyeja që komuna, përkatësisht kryetarja Mimoza Kusari – Lila dhe ish – kryeshefi ekzekutiv Avdullah Babalija u hasmuan dhe filluan të dërgojnë akuza e kundër akuza në drejtim të njëri tjetrit. Vet Babalija pati deklaruar se është shkarkuar nga kryetarja Kusari – Lila, për faktin se ai e kishte akuzuar komunën për dështim në menaxhimin dhe pastrimin e rrugëve.

Por, kjo gjë ishte mohuar nga komuna. Ata largimin e Babalisë nga posti i kryeshefit e kishin arsyetuar me përfundimin e kontratës, rrjedhimisht përfundimin e mandatit. Ndryshe, konkursi që është hapur me datën 6 janar, mbetet i hapur deri me datën 20 janar, ndërsa i përzgjedhuri do ta ushtrojë këtë detyrë në një afat 3 vjeçar./radiogjakova/