Komuna kontrakton dy kompani për mirëmbjatjen dimërore të rrugëve
Komuna e Gjakovës të premten nënshkroi kontratë me dy operatorë ekonomikë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.
Njëra është e angazhuar në rrugët rurale, ndërsa tjetra në rrugët e qytetit, e të cilat bashkë me dhjetë makineri iu përveshen punës menjëherë gjatë dy ditëve të fundit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, tha se të gjitha rrugët e komunës së Gjakovës janë të kalueshme. Ai shtoi se rrugët e qytetit janë të kriposura, ndërsa gjatë së hënës do të nis puna për pastrimin e trotuareve.
Sipas tij, Komisioni komunal për monitorimin e situatës është mbledhur dy herë gjatë ditës së diele dhe kanë qenë në terren për të parë nga afër situatën.
Kastrati njoftoi se gjatë gjithë natës kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gatishmëri dhe kanë pastruar edhe njëherë pas reshjeve të orëve të pasdites./radiogjakova/