.
Published On: Thu, Oct 16th, 2014

Komuna kundër KEDS-it: Po prish imazhin e qytetit

Share This
Tags

komuna-gjkVendosja e orëmatësve elektrik nga ana e KEDS-it nëpër rrugët e qytetit, ka shëmtuar tej mase pamjen nëpër rrugët e Gjakovës, ndërkohë që në raste të shpeshta të njëjtit paraqesin edhe pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në afërsi të ambienteve ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Një shqetësim të tillë,  në mbledhjen e tyre të fundit,  e kanë prezantuar edhe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Anëtarët e këtij forumi, kanë thënë se vendosja e njehsorëve matës të rrymës elektrike nëpër shtylla, është  një uzurpim  i  hapësirës publike, ndërkohë që paraqet  rrezik edhe për fëmijë të cilët në forma të ndryshme mund të vijnë në kontakt me rrymën, nisur nga lartësia në të cilën janë vendosur.

Një situatë e tillë mbretëron si në pjesët  urbane e po ashtu edhe në ato rurale të komunës sonë. Lidhur me këtë, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë kërkuar që të ndalohet vendosja e njehsorëve të rrymës elektrike nëpër shtyllat elektrike në tërë territorin e komunës së Gjakovës. Kjo pikë e rendit të ditës ka dale në shqyrtim në mbledhjen e fundit të Asamblesë komunale, me ç’rast kuvendarët kanë aprovuar një kërkesë të tillë./radiogjakova/