.
Published On: Mon, Feb 5th, 2018

Komuna planifikon 80 mijë euro për grante

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës do të vazhdojë të subvencionojë përmes granteve bizneset e vogla dhe të mesme edhe këtë vit.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj, i tha Radio Gjakovës se shuma e ndarë për grante për këtë vit është 80 mijë euro. Kolaj shtoi se po bëhen përpjekje që të rritet kjo shumë, por ende nuk kanë asgjë konkrete, ndërsa puna do të vazhdojë derisa sa të nisin procedurat e aplikimit.                                               

Thirrja për aplikim për grante pritet të hapet në pranverë, gjatë muajit mars ose më së largu në muajin prill. Sa i përket kritereve, drejtori Kolaj tha se do të mbeten ato që kanë qenë, edhe pse mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël.

Sa i përket përfituesve të granteve, sipas tij, zakonisht i është dhënë një përparësi sektorëve të prodhimit dhe përpunimit pasi kanë mundësi të krijojnë edhe vende të reja pune që mbetet një nga kriteret më të rëndësishëm për plotësim në rastin e aplikimit për grante.

Duke folur për shumat e granteve, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Kolaj tha se janë të vetëdijshëm se ato janë të vogla, por sado pak arrijnë t’ju ndihmojnë bizneseve.   

Te shtojmë në fund se detajet rreth përfitimit të granteve pritet të publikohen gjatë muajit të ardhshëm kur të afrohet dhe afati për hapjen e thirrjes për aplikim./radiogjakova/