Komuna publikon axhendën për 7 Marsin
Komuna e Gjakovës, me rastin e shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ka publikuar axhenden e festimeve për këtë ditë.
Axhenda festive nis në orën 10:00 me një takim me veteranët e arsimit të komunës, në ish ndërtesën e shkollës shqipe te “Mejtepi Ruzhdie”. Aty me nga një fjalë rasti do t’i përshendesin të pranishmit kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci.
Po ashtu do të ndahen edhe mirënjohje veteranëve të arsimit për kontributin e tyre.
Në orën 13:00 do të bëhet përurimi i objektit të Universitetit të Gjakovës, ndërsa në ora 17:00 mbahet programi kulturor-artistik për mësimdhënësit e komunës në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi./radiogjakova/










