.
Published On: Tue, Dec 31st, 2013

Komuna siguron pagat për dy muaj për punëtorët e Ngrohtores

Share This
Tags

mimoza-ngrohtoreGjakovë- Pas një angazhimi shumë të gjatë kryetarja e komunes së Gjakovës ka arritur që të sigurojë pagesat nga linjat ndryshme të bugjetit komunal me leje të Qeverisë për borgjet e institucioneve komunale ndaj Ngrohtores së qytetit, duke mundësuar në këtë mënyrë sigurimin e fondit për pagat e puntorëve të ngrohtores.

Punëtorët e Ngrohtores nuk kanë marrë paga për katër muaj radhazi, ndërsa pagesa nga Komuna do të mundësojë marrjen e pagave për të paktën dy muaj në mënyrë që punëtorët të jenë në gjendje të festojnë Vitin e Ri./radiogjakova/