.
Published On: Wed, Feb 26th, 2014

Konsultime për Planin Nacional të Veprimit

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Në vazhdën e konsultimeve publike për hartimin e Planit Nacional të Veprimit për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur, në Komunën e Gjakovës do të organizohet sesion i konsultimit të gjerë publik.

Konsultimi do të mbahet të premten nga ora 18:00 , në ambientet e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Konsultimi është i hapur për të gjithë. Pas një prezantimi të shkurtër të nismës, pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla pune dhe do të përpiqen të dalin me propozim-veprime konkrete nga fushat e  transparencës, fuqizimit të qytetarisë aktive, luftës kundër korrupsionit dhe shfrytëzimit të teknologjive të reja për të fuqizuar qeverisjen e mirë.

Veprimet që dalin nga sesionet konsultuese do të propozohen të përfshihen në planin nacional të veprimit.