.
Published On: Thu, Jan 9th, 2014

“Kosova” e Buxhovit libri më i shitur në 15 vitet e fundit

Share This
Tags

jusuf-buxhoviPrishtinë- Dy vjet pas nxjerrjes së librit të parë “Kosova” të autorit Jusuf Buxhovi, që në fakt është kompleti i tri veprave me të njëjtin emër, në tregun kosovar të librit së shpejti do të vijë botimi i gjashtë i librave në fjalë.

Librat që i takojnë botimit të fundit, gjegjësisht, të pestit, pothuajse janë shitur të gjitha, ndërkaq, kërkesat e shumta nga lexuesit kanë bërë që botuesi së shpejti të nxjerrë në treg botimin e gjashtë.

“Kosova, 1, 2 dhe 3” vazhdon të mbetet libri më i shitur në treg, dhe gjithashtu vepra e shkruar nga një autor kosovar që ka hapur më së shumti debat në historinë e librit kosovar, brenda dhe jashtë Kosovës.

Vetë autori i librit, gjatë një prononcimi për KultPlus ka thënë se ribotimi i veprës paraqet një ndjesi të veçantë për të, siç ka thënë ai, veçmas kur bëhet fjalë për libra të natyrës shkencore, siç është “Kosova” në tri vëllime me rreth 2500 faqe, në të cilën trajtohen çështje të hapura ose ato që vazhdojnë të jenë të kontestueshme.

Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë Botuese “Faik Konica”, Nazmi Rrahmani, e cila e nxjerr në treg librin në fjalë, beson se brenda një deri në një muaj e gjysmë do të dalë në treg “Kosova” e botimit të gjashtë./kp/