“Kosovision Contest”, 7 klasë fituese në nivel të komunës
Gjakovë- Pas tre muajsh pune, ka përfunduar faza e pare e edicionit të gjashtë të projektit “Kosovision Kontest”, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Si jemi njoftuar nga koordinatori i këtij projekti për komunën e Gjakovës, Tahir Bakalli, nxënësit kanë prezentuar vizionin e tyre për të ardhmën e Kosovës në fushat e arsimit, infrastruktures, bashkëjetesës dhe ekonomisë e kanë prezentuar nxënësit e klasëve të pesta të komunës së Gjakovës.
Fitues e kësaj faze në nivel të komunës së Gjakovës kanë dalur 7 klasë. Në shkollën fillore “Yll Morina’ klasa e mësimdhënëses Rajmonda Kurshumliu, në shkollën “Emin Duraku”, klasa e mësueses Leonora Xërxa, ndërkohë që nga shkolla “Kelmend Rizvanolli, fituese doli klasa e mësueses Pranvera Myha.
Klasa e mësueses Zana Nagavci ishte fituese nga shkolla “Mustafa Bakija”, ndërkaq Iliriana Shllaku me nxënësit e klases së saj, doli fituese nga Shkolla “Fehmi Agani”.
Në anën tjetër, nga Shkolla “Zekeria Rexha” u shpërblye klasa e mësueses Fatueshe Cahani, ndërkaq nga Shkolla “Jahë Salihu” Molliq, klasa e mësuesit Qazim Shabani. Të gjithë këta kanë fituar nga 500 euro, mjete këto për implementimin e projekteve të tyre për garat në nivel të Kosovës./radiogjakova/