.
Published On: Wed, Dec 25th, 2013

KR “Gjakova – Çabrati” ndihma për familjet në nevojë

Share This
Tags

rotarian-cabratiGjakovë- Në prag të festave të fundvitit, institucione dhe organizata të ndryshme kanë filluar të grumbullojnë dhe të shpërndajnë ndihma e dhurata për familjet nevojtare, duke dëshmuar kështu për një solidaritet të popullit tonë.

Në këtë frymë edhe klubi i rotarianëve “Gjakova – Çabrati” ka grumbulluar ndihma për 10 familje me gjendje të rëndë financiare, ndihma të cilat janë dorëzuar në Kryqin e Kuq të Gjakovës.

Ndihmat do të shpërndahen për nderë të festave për disa familje në nevojë të komunës së Gjakovës./radiogjakova/