.
Published On: Wed, Feb 12th, 2014

“Krena” në fazën e pastrimit, ftohen qytetarët për bashkëpunim

Share This
Tags

krena-pastrimGjakovë- Ka disa ditë që një kompani e kontraktuar nga komuna e Gjakovës, ka filluar një aksion për pastrimin gjeneral të shtratit të lumit “Krena”. Në kuadër të kësaj, komuna e Gjakovës apelon tek të gjithë qytetarët e Gjakovës, veçanërisht tek ata që jetojnë në brigjet e lumit “Krena”, që t’i bashkangjiten këtij aksioni.

Qytetarët mund të kontribuojnë në këtë nismë të komunës duke mos hudhur mbeturina në lumin “Krena” e gjithashtu edhe duke i ndihmuar punëtorët e kontraktuar në pastrimin e shtratit të lumit “Krena”.

Komuna e Gjakovës, gjithashtu i njofton dhe u tërheq vërejtjen të gjithë qytetarëve, se që nga tash, të gjithë ata që kapen duke hudhur mbeturina në lumin “Krena”, do të gjobiten pa asnjë paralajmërim. Është marrë vendim i prerë që inspektoriati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do ta mbikqyrin situatën përgjatë tërë gjatësisë së lumit “Krena” gjatë 24 orëve pa ndërprerë dhe gjobat për ata që kapen duke hudhur mbeturina do të jenë mjaft të larta.

Duke i falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, komuna e Gjakovës premton se do të angazhohet maksimalisht që fëmijët tanë të rriten në një ambient më të pastërt e më të shëndoshë./radiogjakova/

Foto: Nëntor Oseku