.
Published On: Tue, Dec 24th, 2013

Krishtlindjet, mesha kryesore në kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit

Share This
Tags

kisha-Gjakovë- Besimtarët katolik, si kudo në Kosovë, edhe në komunën e Gjakovës, të mërkuren kremtojnë festen e Krishtlindjeve, e cila simbolizon lindjen  e Krishtit, që mes njerëzve solli paqen, mirëqenien, lumturinë dhe harmoninë.

Me këtë rast të marten në mbrëmje (sonte) në të gjitha kishat e komunës organizohen meshat tradicionale të Krishtlindjeve, ndërsa mesha kryesore e udhëhequr nga Pater Ndou, mbahet në orën 00:00 në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Gjakovë.

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, besimtarët e komunitetit katolik dhe Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe Famulitarin Pater Antoni, e kanë uruar udhëheqësit më të lartë institucional të Kosovës si dhe subjektet komunale të Gjakovës, duke u dëshiruar atyre mbarësi, shëndet, dashuri dhe shumë lumturi në jetë./radiogjakova/