Krishtlindjet në Gjakovë (FOTO)
Gjakovë- Në kishen e Shën Palit dhe Shën Pjetrit u mbajt mesha kryesore e Krishtlindjeve për Gjakovë. Ajo u udhëhoq nga Pater Ndue Kajtazi.
Qindra qytetarë kishin mbushur hollin e kishës duke marrë pjesë kështu në festën më të madhe të krishterë.
Imzot Ndue Kajtazi bëri thirrje për dashuri dhe tolerancë përdersia kori mbajti lartë frymëzimin e qytetarëve të grumbulluar aty, me këngët plotë dashuri dhe mirësi për Zotin dhe njerëzit.
Me rastin e kësaj feste, Radio Gjakova uron gjithë dëgjuesit e saj të besimit të krishterë më dëshirat më të mira. /radiogjakova/
Foto: Shkelzen Rexha