.
Published On: Fri, Dec 30th, 2016

KRU “Radoniqi” me ambicie e plane të reja në 2017-tën

Share This
Tags

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi në Gjakovë këtë vit po e mbyll me suksese, duke u shpallur për herë të tretë si kompania më e mirë në Kosovë, ndërsa në Vitin e ri 2017 po hynë me ambicie e plane të reja . Përpjekjet e vazhdueshme për një furnizim të bollshëm me ujë cilësorë si dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, falë punës së palodhshme të të gjithë punonjësve por edhe

bashkëpunimit me konsumatorët, kanë dhënë efektet e veta. Kaltrina Rudi, zëdhënëse e KRU Radoniqi pasi ka numëruar arritjet e këtij viti, ka theksuar se dy projektet kapitale, ai i ndërtimit të fabrikës së re të prodhimit të ujit dhe përgatitjet për ndërtimin e kolektorit të ujërave e të zeza, kanë qenë ndërmarrjet më të mëdha.