Kryetarja Kusari-Lila nderon me mirënjohje Teatrin e Gjakovës
Teatri i qytetit po e përmbyll këtë vit me suksese. Për këtë Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari i ka ndarë mirënjohje Teatrit të Gjakovës, për kontributin e dhënë në prezantimin dinjitoz të vlerave të mirëfillta të artit skenik brenda dhe jashtë vendit. Ajo u ka premtuar aktorëve angazhim maksimal në rritjen e buxhetit për teatrin për vitet e ardhshme si dhe mbështetje në organizimin e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të Teatrit të Gjakovës.
Kjo mirënjohje i është dorëzuar drejtorit të këtij institucioni kulturor Edi Kastratit, në këtë takim të fundvitit ku ishin të pranishëm aktorët dhe stafi që inskenoi shfaqjen “Gënjeshtrat”, komedi kjo e regjisorit Kastriot shqipi që fitoi katër çmime në festivalin e komedisë në Preshevë. Më këtë rast, drejtori i teatrit Edi Kastrati ka falënderuar kryetaren Kusari Lila e cila sipas tij e ka mbajtur premtimin e dhënë për teatrin, që tashmë e ka të rregulluar statusin e këtij institucioni, sikurse që edhe e ka mbështetë për repertorin e vitit .