.
Published On: Fri, Jan 27th, 2017

Kryetarja Mimoza Kusari–Lila, ka pritur komandantin e KFOR-it, kolonelin Stefano Imperia

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari–Lila, sot ka pritur komandantin e Grupit Luftarak Shumëkombësh-Perëndim të KFOR-it, kolonelin Stefano Imperia, me të cilin ka bashkëbiseduar për qështjen e sigurisë si dhe problemet tjera të përditshmërisë. Koloneli Imperia ka thënë se komuna e Gjakovës dhe zona e perëndimit në përgjithësi është një zonë me nivel të lartë të sigurisë dhe kjo falë edhe angazhimit, përkushtimit dhe mirëkuptimit të vet banorëve të kësaj zone. Koloneli Imperia, ka inkurajuar institucionet lokale, por edhe qytetarët e komunës së Gjakovës që të vazhdojnë me ritmin e njëjtë të jetës dhe veprimtarisë së përbashkët, në veçanti në sferën e etnike, pasi vetëm në këtë mënyrë vendi mund të jetojnë në paqe dhe stabilitet. Ai ka premtuar se trupat ushtarake që janë nën komandën e tij, gjithmonë do të angazhohen për të garantuar një jetë stabile dhe të bazuar në harmoni e mirëqenie. Nderkaq, kryetarja, Mimoza Kusari–Lila e ka njoftuar komandantin Italian me të arriturat e deritashme në komunën e Gjakovës, por edhe me sfidat e telashet jo të pakta me të cilat po ballafaqohet kjo komunë. Kusari – Lila gjithashtu e ka njoftuar kolonelin Imperia se komuna e Gjakovës është e përkushtuar për respektimin maksimal të të drejtave të secilit komunitet për të jetuar e vepruar në Gjakovë dhe me këtë rast ka rikujtuar se komuna e Gjakovës në bashkëpunim edhe me donatorë tjerë ka ndërtuar 152 shtëpi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ka siguruar kthimin nga kampet e refugjatëve në Mal të Zi, të 12 familjeve komunitare e gjithashtu është duke u angazhuar edhe për kthimin e 14 familjeve tjera nga po të njëjtat kampe.