.
Published On: Mon, Dec 29th, 2014

Kujdes nga qentë endacak!

Share This
Tags

bora-qendraKrahas telasheve të shumta të cilat i kanë sjellë të reshurat e bores, një situate mjaftë e vështirë në rrugët e qytetit paraqet edhe prezenca e madhe e qenve endacak të cilët bredhin në pjesë të ndryshme të qytetit në kërkim të ushqimit, i cili tashmë është mbuluar me borë.

Mungesa e hapësirës për të lëvizur, ngushtimi i rrugëve nga bora, ka bërë që ata të lëvizin së bashku në numër mjaftë të madh, dhe si të tillë të paraqesin rrezik për banorët e komunës së Gjakovës.

Në një situate të tillë, apelohet tek qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë ballafaqimit me turmat e ndryshme të qenve, t’i shmangin qetësisht ata, meqë në mungesë të ushqimit, qentë endacak mund të paraqiten më agresive se në rastet e rëndomta.

Një kujdes më i madh kërkohet sidomos nga fëmijët dhe të moshuarit. Ndryshe, ndërhyrja e institucioneve përkatëse të komunës në zgjidhjen e këtij problemi është domosdoshmëri./radiogjakova/