.
Published On: Fri, Apr 27th, 2018

Kujtohen dëshmorët dhe martirët e Skivjanit

Share This
Tags

Të premten në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit të të rënëve.

Me këtë rast, Gjini u shpreh se “duhet të jeni krenarë për më të dashurit tuaj, për sakrificën dhe gjakun e tyre të dhënë për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

“Duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për qëllimet e një Kosovë më të mirë”, tha ndër të tjera Gjini.

Po ashtu, homazhe kanë bërë edhe familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të tjerë./radiogjakova/