Kujtohen Përmet Vula dhe Elton Zherka
Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorve Përmet Vula dhe Elton Zherka shumë qytetarë, shokë të luftës dhe zyrtarë komunal kanë bërë nderime te varri i tyre.
Në emër të Komunës së Gjakovës, kryetari i Asamblesë Komunale, Luan Gola ka vënë kurora me lulë si dhe ka ngritur lartë figurën e dy dëshmorëve.
Vula dhe Zherka ranë heroikisht në Junik, në vendin ku janë zhvilluar luftime të ashpra me pushtuesin serbo-sllav./radiogjakova/