Kujtohet 2 Prilli, dita e maskarës më të madhe në qytet
Gjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e shoqëruar nga nënkryetari Ramadan Hoti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Luan Gola, si dhe bashkëpunëtorët tjerë kanë bërë homazhe në varrezat e martirëve dhe të dëshmorëve në varrezat e qytetit si dhe në Çabrat.
Homazhet janë bërë në nderim të të rënëve, martirëve dhe viktimave të pushtetit serb në pesëmbëdhjetëvjetorin e masakrës masovike të kryer kryeisht në Bashkësinë e Parë Lokale.
“Ne kujtojmë 2 Prillin e kobshëm të vitit 1999, ku nga forca të ndryshme ushtarake, policore dhe paramilitare u kryen masakra mbi popullsinë e pambrojtur, duke mos kursyer as moshë dhe as gjini. Kjo na kujton sakrificën e madhe të popullit tonë në luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit ku u derdh gjak i shumtë”, ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila./radiogjakova/