.
Published On: Sat, Jul 22nd, 2017

Kujtohet Ali Podrimja

Share This
Tags

Pesë vite pa poetin Ali Podrimja, por gjithmonë me fjalët e tij që i la të shkruara. 21 korriku i vitit 2012 e mori përgjithmonë nga kjo botë, por nuk mundi të marrë edhe veprën e tij që do të mbetet përjetësisht ndër breza.

Jo vetëm librat, por Ali Podrimja ka lënë edhe fotografi, intervista e video ku brezat e ardhshëm mund të ia dëgjojnë zërin e dhimbjes që e përcolli gjithmonë.

Të gjitha nga pak u dëgjuan dhe u panë të premten mbrëma në sheshin kulturor të Gjakovës që e mbanë me krenari emrin e tij ku u organizua mbrëmja e letërsisë dhe program artistik, për nder të 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit e poetit të madh Ali Podrimja.

Ky aktivitet ishte i gërshetuar me recitime të poezive të Ali Podrimes nga aktorët e teatrit të qytetit, Muradije Muriqi, Edi Kastrati dhe Altina Kusari, evokime kujtimesh nga familjarët e poetit si dhe u shfaq një dokumentar me fotografi i përgatitur nga Blerim Valla.

Edhe me këtë rast u tha se Ali Podrimja ishte dhe mbetet gjiganti i letrave shqipe. Ai e deshi shumë Gjakovën dhe në çdo cep të botës e mbante atë në zemër.

Në këtë mbrëmje artistike copëza jete evokoi edhe e bija e tij Donika Podrimja./radiogjakova/