.
Published On: Wed, Feb 28th, 2018

Kujtohet dëshmori Albesian Mataj

Share This
Tags

Familjarë, zyrtarë të lartë komunalë, miq bashkëluftëtarë të mërkurën kujtuan dëshmorin Albesian Mataj në përvjetorin e 19-të të rënies së tij.

Një delegacion nga Komuna e Gjakovës, i përbërë nga nënkryetari Ramadan Hoti, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Luan Dinaj dhe zyrtarë tjerë, vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe para varrit të dëshmorit.

“Vepra dhe sakrifica e dëshmorëve bëhet më e vlefshme dhe më e çmuar pas secilit vit që po kalon nga rënia e tyre”, u shpreh Hoti me këtë rast.

Albesian Mataj radhitet ndër dëshmorët më të ri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u vra në një pritë nga forcat serbe në fshatin Osek Pashë, në kohën kur ende nuk i kishte mbushur 17 vjet./radiogjakova/