Kurban Bajrami, kreu i KBI-së së Gjakovës uron besimtarët
Të premten, besimtarët myslimanë do të festojnë Kurban Bajramin.
Rituali nis me faljen e tij në xhami herët në mëngjes, vazhdon me kryerjen e kurbanit, për ata që kanë mundësi ta kryejnë, dhe përfundon me vizitat te të afërmit dhe te miqtë.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet Hoxha në urimin e tij, tha se kjo festë na sjell mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektojë në të mirën dhe në atë që do krijuesi i gjithësisë.
Në Gjakovë, namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 06:37 minuta në Xhaminë e Hadumit.
Ndërsa para faljes së namazit, në orët e para të mëngjesit do të zhvillohet ceremonia me leximin e Kuranit, ligjërata dhe përshëndetje./radiogjakova/