.
Published On: Wed, Jan 28th, 2015

Kurti: Mbi nënat gjakovare pati shumë presion politik

Share This
Tags

kurti-caushi-kumnovaEdhe pse fillimisht dukeshin të vendosur prapa kërkesave të tyre, minatorët e Trepçës dhe nënat gjakovare janë tërhequr nga protesta gjithë popullore e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

E për këtë, krerët e kësaj Lëvizje mendojnë se janë shantazhuar, andaj edhe nuk iu kanë bashkuar protestës. Në konferencën e mbajtur në orët e mbrëmjes të së martës nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti tha se ka pas shumë trysni politike mbi nënat gjakovare.

Për Kurtin është e pakuptimtë sesi një nënë që i mungon djali që 16 vjet mos të dalë në protestë. Ai është i bindur se edhe minatorët kanë pas trysni./kp/