.
Published On: Sun, Dec 14th, 2014

Kurti publikon videoklipin e këngës “Më fal”

Share This
Tags

yllnor-kurtiKëngëtari i talentuar Yllnor Kurti ka publikuar videoklipin e dytë brenda pak muajve. Pas suskesit me këngën “Veç ty”, Kurti ka sjell për adhuruesit e tij videoklipin e balades “Më fal”. Kjo kngë është realizuar më herët me të cilën kishte konkuruar edhe në festivalin “Top Fest”, por tani kishte vendosur t’ia bashkonte edhe videoklipin.

“Më fal” është me muzikë të Irkenc Hykës, ndërsa teksti shtë shkruar nga Kristo Thano dhe Yllnor Kurti. Videoklipi është punuar nën kujdesin e Valon Azirit, ndërsa për veshjet është përkujdesur Etnik Shala.

Yllnor Kurti që vazhdon studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë ka deklaruar se ky videoklip vjen në këtë kohë si dhuratë për festat e fundvitit për gjithë adhuruesit e baladave, ndërsa nuk ka harrruar të kujtojë sukseset që ka pasur kjo këngë që pas publikimit.

“Më fal” mund ta kërkoni në emisionet me dëshira muzikore të Radio Gjakovës, por gjithashtu mund ta gjeni edhe në kanalin “Youtube”. Më poshtë po e publikojmë edhe ne videoklipin e fundit të Yllnor Kurtit.  /radiogjakova/