.
Published On: Fri, Jul 7th, 2017

Kusari e konfirmon largimin: Do betohem si deputete!

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila përmes një postimi në rrjetin social, ka konfirmuar edhe një herë se do të lë pozitën e kryetares së komunës dhe se do të nisë punën si deputete e Parlamentit të Kosovës.

Kusari Lila në një letër të gjatë drejtuar qytetarëve të Gjakovës ka kujtuar vitet që ka kaluar në postin e të pares së komunës, ndërsa ka thënë se tashmë shumë gjëra janë rregulluar dhe janë vendosur në binarë të drejtë. Ajo tha se këtë vendim e ka marrë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“….rezultati më detyron të shoh përtej kornizës së udhëheqëses së Komunës. Më detyron të marrë obligimin tim në tre muajt e fundit të qeverisjes komunale, si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të sigurohem se ndryshimi për të cilin votuan një shumicë e madhe Kosovarëve do të reflektojë në krijimin e një qeverie ndryshe, të re dhe të kthyer kah e ardhmja, jo ka e kaluara”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Mirëpo, në këtë postim Kusari Lila nuk ka sqaruar nëse do të kandidojë edhe një herë për kreun e komunës, duke lënë në dyshim kandidimin e saj për një mandat të dytë.

“Dhe ne do të jemi me Ju, nëse na doni edhe një mandat. Alternativa do të garojë në Gjakovë, edhe për një mandat tjetër të qeverisjes lokale. A do të jem unë apo dikush tjetër që garon në tetor, mbetet të vendoset”, ka shkruar Kusari Lila./radiogjakova/