.
Published On: Mon, Mar 24th, 2014

Kusari-Lila: 24 marsi, dita kur rilindi shpresa për liri

Share This
Tags

mimoza-zyreGjakovë- Me rastin e 24 marsit, përvjetorit të 15-të bombardimeve të NATO-s, kryetarja e komunës së Gjakovës, ka dërguar një mesazh për të gjithë banorët e komunës sonë. Duke e cilësuar si një ditë të shënuar për popullin, Kusari – Lila ka thënë se kjo ditë mbetet dita kur u rilind shpresa për lirinë e shumë kërkuar të Kosovës:

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Gjakovës,

Pesha e vuajtjeve të mëdha ndjehet edhe sot kudo në Komunën e Gjakovës. Më lejoni që sot, në këtë datë përkujtimi, t’ju kursej nga kujtimet e hidhura dhe të ndajë me ju mundësitë dhe shpresat e reja për të ardhmen.

15 vjetori i sulmeve të NATO-s, Gjakovën e gjënë më pak të zhvilluar dhe me probleme të shumta, por ky përvjetor,  Gjakovën e gjen me mundësi të reja për zhvillim të gjithëmbarshëm. Bashkë, me miq ndërkombëtarë dhe vendas, jemi në rrugë të drejtë që Gjakovës t’i dhurojmë më shumë, që të plotësojmë përfundimisht, idealin për zhvillim, të mijëra dëshmorëve dhe martirëve që e deshën Gjakovën dhe Kosovën e lirë dhe të zhvilluar.

Nëse 24 Marsi i vitit 1999, ishte data e kthesës së madhe për të ndalur luftën në Kosovë, ju siguroj, se Marsi i vitit 2014, është muaji i kthesës së madhe për përparimin e Komunës së Gjakovës, thuhet mes tjerash në mesazhin e kryetares./radiogjakova/