.
Published On: Mon, Dec 2nd, 2013

Kusari-Lila: Faleminderit Gjakovë!

Share This
Tags

mimoza-konferencaGjakovë- Kryetarja e re e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka falenderuar qytetarët e komunës për daljen masive zgjedhjet e balotazhit.  Në një konferencë për media, qytetarët e komunës i ka falenderuar edhe për një tjetër gjë.

“Na gëzon fakti se votimi, por edhe festa, kaloi pa asnjë incident të shënuar dhe çdo kush në mënyren e vet e gjeti formen të festonte, por gjithashtu edhe të respektonte vullnetin e qytetarëve të komunës së Gjakovës e për këtë dua t’i falenderoj”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se sot (e hëne) është lansuar një informatë se në ora 12:00 do jem në Kuvendin Komunal , porse AKR-ja ka reaguar menjëherë duke ju rikujtuar se pranim-dorëzimi i detyrës do bëhet pas certifikimit të rezultatit.

E pyetur se cilat janë prioritetet e saj menjëherë pasi të trashegojë postin e të pares së Gjakovës, Kusari-Lila ka thënë se puna më urgjente mbetet ngrohja në shkolla dhe menaxhimi i rrugëve, gjendja e keqe e të cilave mund të rrezikojë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Ajo ka shtuar se do bëjë të pamunduren për të ulur shpenzimet e Komunës, ndërsa ka premtuar se nuk do ketë punësim partiak të militantëve, pasi sipas saj, askujt nuk i ndjehet borxh, pos votuesit të komunës së Gjakovës besimin e të cilëve do ta kthejë me punë.

Kusari-Lila ka thënë se kundërkandidatët Hajdar Beqa, Luan Gola dhe Arbërie Nagavci ja kanë uruar fitoren, ndërsa është shprehur se nuk ka pranuar një të tillë nga kryetari në largim Pal Lekaj./radiogjakova/