.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Kusari-Lila: Kemi trashëguar borxh mbi 5 milionë euro

Share This
Tags

asambleja-Gjakovë- Në pikën “të ndryshme” të rendit të ditës ka patur edhe disa debate të cilave u parapriu Saranda Hyseni nga subjekti politik AAK, që kishte të bënte me pyetjet e parashtruara për kryetaren e komunës për stafin e saj të kabinetit, për heqjen e pagesës së taksave, për kërkesën për lirimin e hapësirave të objektit nga subjekti politik AAK,  për ndërprerjen e punimeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, etj.

Në përgjegjet e saja, kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se përsa i përket stafit të saj është në natyrën e punës që çdo ndryshim të qeverisjes të ketë dhe ndryshime në stafin e kryetarit, apo kryetares, dhe se kjo është transparente, përkudnër pushtetit paraprak që e ka stërmbushur administratën me militant politik.

Ndërkaq, për taksën hequr, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë për mosgjobitje të qytetarëve dhe në favor të  interesave të tyre. Ndërsa, për lirimin e hapësirave të subjektit politik AAK që e kanë patur në shfrytëzim dhe që nga kryetarja Mimoza Kusari Lila është marrë vendim që deri me datë 01.02.2014 t’i lirojnë, kryetarja e komunës ka pohuar se këtë vendim e ka ndërmarrë për të qenë të barabartë me të gjithë, e jo që objekti nga një parti politike të shfrytëzohet falas, ndërkohë që për hapësira tjera të paguhet qera.

Sa i përket punimeve të ndërprera në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se punimet kanë nisur pas zgjedhjeve, me datë tre dhjetor dhe ka qenë kundër kodit, e më pas ka patur edhe një avari në rrymë ku edhe është kërkuar ndërhyrja e prokurorisë. “Kemi trashëguar borxhe të shumta, janë në pyetje 5 milion e 200 mijë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar”, ka pohuar në kontest të qeverisjes së shkuar kryetarja Mimoza Kusari Lila.