.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Kusari-Lila: Kryeministi ta qortojë së pari Jabllanoviçin

Share This
Tags

mimoza-zyreKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka dhënë një deklaratë për Kohavisionin pas reagimit të Kryeministrit Isa Mustafa, ku ky i fundit i ka thënë të parës së Gjakovës që të mos bëjë fushatë me rastin e Jabllanoviçit.

Kusari-Lila ka thënë se Kryeministri Mustafa fillimisht duhet ta qortojë ministrin Jabllanoviç për deklaratat fyese si dhe më pas ta këshillojë atë, dhe jo e kundërta.

Gjithashtu, e para e Gjakovës ka deklaruar se drejtësia për krimet e bëra në Gjakovë, dhe Kosovë, ende nuk është arritur, prandaj çdo provokim do të shkaktonte më shumë dëm./radiogjakova/