Kusari-Lila letër urimi për qytetarët e komunës së Gjakovës
Qytetarët e komunës së Gjakovës mëngjesin e sotëm (e mërkurë) kanë marrë nga një zarf të bardhë. Nuk ka qenë ndonjë ftesë për dasmë, pasi ato nuk janë të zakonshme në këtë kohë të vitit, por ka qenë urim për festat e fundvitit me firmën e kryetares Mimoza Kusari-Lila.
Duke kujtuar sfidat që kishte në vitin e parë si kryetare e Gjakovës, Kusari-Lila ka thënë se 2015-ta do të jetë vit më i mirë për qytetarët, por për këtë do të duhet kontributi i të gjithëve.
“Duke shprehur urimet e mia më të sinqerta për të gjithë ju, uroj që çdo qytetar i komunës sonë dhe çdo familje të ketë shëndet, mbarësi, gëzime, sendërtim të dëshirave dhe arritjeve sa më të mëdha. Uroj që viti 2015 të jetë vit i kthesës pozitive, vit i rritjes së mirëqenies, begatisë, harmonisë dhe zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik e shoqëror në komunën tonë.
“Unë sot ndaj me të gjithë ju emocionet dhe besimin se komuna jonë dhe vendi ynë do të ketë ambient më tërheqës për zhvillim më të madh ekonomik, për prosperitet shoqëror dhe për jetë sa më të begatë dhe cilësore.
“Në fund, duke ju uruar edhe njëherë gjithë të mirat në Vitin e Ri 2015, ju bëj thirrje të punojmë dhe të kontribuojmë të gjithë bashkë për një komunë më të zhvilluar, për më shumë suksese në vitin 2015”, shkruhet në urimin e Kusari-Lilës./radiogjakova/