.
Published On: Thu, Dec 29th, 2016

Kusari-Lila me përfaqësues të biznesit gjakovar ka festuar sukseset e vitit

Share This
Tags
Në përmbyllje të vitit 2016, kryetarja Mimoza Kusari-Lila mbrëmë ka mbledhur përfaqësues të  biznesit gjakovar për të festuar bashkërisht sukseset e vitit që po e lëmë pas. Ajo ka falënderuar për kontributin e tyre në ekonominë e Gjakovës duke shprehur se sektori privat gjithmonë e përbënë pjesën kryesore të punësimit dhe zhvillimit ekonomik. U tha se Komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka përkrahur bizneset duke krijuar kështu fondin për grantet për ndërmarrje të vogla dhe të mesme ku se fundi në këtë fond ka kontribuar edhe organizata gjermane “Help” në mbështetje të bizneseve me grante.
Edhe me këtë rast Kryetarja Kusari Lila, pasi numëroi arritjet, sfidat dhe përpjekjet që edhe në të ardhmen do të mbështesë bizneset duke kërkuar e siguruar fonde shtesë,   drejtoi kritika drejtë nivelit qendror për mospërkrahje të projekteve të Gjakovës.
Në këtë ceremoni, janë shpërblyer gjithashtu edhe disa nga kompanitë më të mëdha në Gjakovë për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj qytetarëve siç është Spitali rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, kompania “KEDS”, ngrohtorja e qytetit të Gjakovës si dhe hidrosistemi “Radoniqi“.