Kusari-Lila në muajin maj fillon realizimi projektit Impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesor të rrjetit
Këshilltarët Komunal sot kanë mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit dhe fillimisht kanë dëgjuar informatën rreth planit të punës për vitin 2017 nga Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila. Ajo ndër të tjera ka prezantuar planin vjetor për realizmin e projekteve strategjike që kanë vlerën milionëshe, siç janë, impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesor të rrjetit të ujërave të zeza. Për këtë projekt Kusari Lila ka thënë se është më i madhi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës prej shumë viteve.
Po ashtu ajo gjatë prezantimit të këtij plani ka përmendur si projekte të rëndësishme edhe ndërtimin e Ngrohtores së re të qytetit dhe ko-gjenerimit energjetik me lëndë djegëse biomasë. Ky projekt pritet të filloi të realizohet në muajin maj.
Kusari Lila, gjatë prezantimit të projekteve që pritet të realizohen këtë vit ka përmendur edhe ato që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike të nivelit lokal dhe projekte të tjera që do të realizohen së bashku me donator ndërkombëtar, por edhe ato që do të realizohen me mjete të komunës së Gjakovës. Në takimin e sotëm të Kuvendit të Komunës, të parin për këtë vit, është prezantuar edhe Draft-plani për banim social në komunën e Gjakovës. Po ashtu është folur për rritjen e planit të hyrave vetanake për vitn 2016, si dhe lidhur me me propozimin për autorizimin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve në Komunën e Gjakovës për shqyrtim të ankesave dhe kërkesave për emërtimin e rrugëve.