Kusari-Lila në Zvicër dhe Itali, takime me biznismenë
Gjakovë- Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, të martën (sot) udhëton për në Zvicër, ku fillimisht do të takohet me përfaqësues, përkatësisht pronar të bizneseve të diasporës kosovare në këtë vend të zhvilluar evropian.
Pos kësaj, gjatë ditës së mërkurë kryetarja Kusari-Lila, e shoqëruar edhe nga përfaqësues të ambasadës së Kosovës në Zvicërr, do të qëndrojë në qytetin e Lucernit, me ç’rast do të takoi biznesmenët më të suksesshëm në rajon.
Si bëhet e ditur ndër të tjera, temë e bisedimeve me biznesmenët zviceran do të jetë edhe mundësia e hapjes së Zyrës Ndërlidhëse të Gjakovës në Zvicër.
Në anën tjetër, të enjten me 13 shkurt, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, do të jetë në Itali. Këtu fillimisht ajo në qytetin e Firences do të takoi përfaqësues të 3 bizneseve nga ky qytet Italian, me të cilët ndër të tjera do të bisedoi edhe për mundësinë e zgjerimit të fushëveprimit të tyre edhe në komunën tonë. Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Itali, Kusari Lila do të takohet edhe me kreun komunal të qytetit të Torinos./radiogjakova/