.
Published On: Fri, Jul 11th, 2014

Kusari-Lila ngushëllon familjen Abrashi

Share This
Tags
Aziz Abrashi
 
Me rastin e vdekjes së veprimtarit dhe ekonomistit të shquar kosovar Aziz Abrashit, ish drejtorit të Kombinatit Trepça, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, në emër të qytetarëve të Gjakovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Abrashi.
Duke shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e intelektualit dhe ekonomistit të nderuar Aziz Abrashi. Në telegramin e sajë Mimoza Kusari-Lila thekson se me veprën e tij të çmuar u pasurua plejada e intelektualëve të Kosovës në kohërat më të vështira për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.
Kontributi i Aziz Abrashit nuk e bën krenare vetëm familjen Abrashi, por vlerat jetësore që i la pas ai do të shërbejnë për një kohë shumë të gjatë si shembull për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Jeta e të ndjerit Aziz Abrashi ishte udhërrëfyes për të gjithë ata të cilët duan të mësojnë se si përballohen sfidat dhe si arrihen sukseset, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të Mimoza Kusari-Lilës, drejtuar familjes Abrashi.