Kusari-Lila: Organizatorët e protestave synojnë marrjen e pushtetit
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partitë opozitare po synojnë të marrin pushtetin përmes organizimit të protestave.
“Agjenda është e qartë politike. Përtej Jabllanoviqit, përtej Ligjit të Trepçës, kjo agjendë ka të bëjë më tepër me ndërrimin e forcave që dëshirojnë të qeverisin me Kosovën”, ka thënë ajo për RTV 21.
“Besoj se është tepër e rëndësishme të kuptojnë se përderisa mbahen zgjedhjet e lira dhe demokratike, përderisa partitë i pranojnë këto zgjedhje dhe nuk i kontestojnë, atëherë duhet të synojnë që zgjidhjet t’i gjejnë brenda Kuvendit dhe brenda institucioneve të Kosovës”, ka shtuar më tej ajo.