Kusari-Lila pret nënat nga “Thirrjet e nënave”
Gjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur në një takim familjarët e të pagjeturve nga shoqata “Thirrjet e Nënave”.
Nysrete Kumnova, kryetare e kësaj shoqate, fillimisht ka uruar kryetaren e komunës për detyren e re dhe ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, me theks të veçantë për mbështetjen që si kryetare e komunës e dha në rastin e ndalimit të vizitës së ministrit serb pa protofol, Aleksander Vulin.
Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila i ka siguruar familjarët e të pagjeturve se në vazhdimësi do t’i mbështesë dhe se çështjen e të pagjeturve do ta ngrisë në instanca sa më të larta, në mënyrë që ankthi i pritjes për këta familjarë të përfundojë sa më shpejtë./radiogjakova/