Kusari-Lila priti ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë
Gjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.
Në këtë takim, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka njoftuar ambasadorin slloven për planet dhe projektet e qeverisjes komunale si dhe për inicimin e themelimit të Këshillit Konsultativ të Bizneseve. Kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se ambasadori slloven, z.Majhen ka treguar disponim shumë premtues, pasi insistimi i tij që për të qenë më aktiv në zhvillimin e sektorit individual është shumë premtuese dhe domethënëse.
Për këtë qëllim, besohet se së shpejti disa kompani sllovene do të vijnë për vizitë disa bizneseve në Gjakovë, por dhe tërë komunës në përgjithësi. Ky takim i kryetares Mimoza Kusari Lila është mbajtur para se ambasadori slloven të kryejë vizitat e planifikuara disa bizneseve që bashkëpunojnë me kompani sllovene.










