Kusari-Lila: S’do ketë haraç e frikë në Gjakovë
Kryetarja e parë femër e një komune në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, është zotuar se gjatë udhëheqjes së saj nuk do të ketë haraç, si dhe do të angazhohet për heqjen e frikës apo pasigurisë të instaluar nga struktura e kaluar në Gjakovë.
Ka thënë se do t’i ftojë të gjitha partitë që kanë qenë në opozitë të bëhen pjesë e ekzekutivit dhe strukturës qeverisëse. Fakti se është femra e parë në krye të një komune në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e bën të privilegjuar, por edhe me përgjegjësi. /koha/










